Dy persona së bashku me një polic në RMV dyshohen se e kanë grabitur dhe kërcënuar një qytetar

Një polic së bashku me dy persona tjerë dyshohen për grabitjen dhe arrestimin e paligjshëm të një personi në Maqedoninë e Veriut. Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet, transmeton Portalb.mk. “Prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka sjellën Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, të cilët si bashkëkryerës […]

Dy persona së bashku me një polic në RMV dyshohen se e kanë grabitur dhe kërcënuar një qytetar
Policia e RMV-së, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një polic së bashku me dy persona tjerë dyshohen për grabitjen dhe arrestimin e paligjshëm të një personi në Maqedoninë e Veriut. Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka sjellën Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, të cilët si bashkëkryerës dyshohen për kryerjen e veprës penale “grabitje” në bazë të nenit 237, paragrafi 1 dhe “Privim i paligjshëm nga liria”, në bazë të nenit 140, paragrafi 5 nga Kodi Penal”, raportoi Prokurori.

Ata më 23 prill e kanë thirrën për ndihmë një person, duke e futur me dhunë në një automobil dhe janë nisur kah urra e rrugës “Bellasica”.

Shoferi i veturës gjatë kryerjes së kësaj vepre penale ka qenë një punonjës i policisë, për të cilin ka filluar hetime Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Të tre së bashku e kanë nxjerrën nga vetura viktimën, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke i marrë edhe 8 mijë denarë.

“Pastaj e kanë liruar të shkon, duke e kërcënuar që deri më 1 maj duhet të paguan 10 mijë euro, përndryshe do ta mbysin atë dhe prindin e tij”, raportoi Prokuroria, duke shtuar që ndaj tyre është propozuar masë e paraburgimit, ndërkohë njëri është në arrati.