Dy persona të maskuar tentuan ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të panjohur kanë hedhur benzinë dhe kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës. Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:05 në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, transmeton Frontonline. “Raportohet se dy persona të panjohur, […]

Dy persona të maskuar tentuan ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë
dy-persona-te-maskuar-tentuan-ta-djegin-me-benzine-nje-shkolle-ne-prishtine

dy-persona-te-maskuar-tentuan-ta-djegin-me-benzine-nje-shkolle-ne-prishtine

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të panjohur kanë hedhur benzinë dhe kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:05 në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, transmeton Frontonline.

“Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe po vazhdon të hetohet.