Qeveria ndan shtesa për fëmijë, Kurti jep detaje

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të miratohet vendimi nga subvencionimi i fëmijëve, varësisht nga të ardhurat e fëmijëve. Kurti thotë se sivjet Qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro. “Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbushë një premtim tonin të radhës. Është fjala […]

Qeveria ndan shtesa për fëmijë, Kurti jep detaje
qeveria-ndan-shtesa-per-femije,-kurti-jep-detaje

qeveria-ndan-shtesa-per-femije,-kurti-jep-detaje

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të miratohet vendimi nga subvencionimi i fëmijëve, varësisht nga të ardhurat e fëmijëve.

Kurti thotë se sivjet Qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.

“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbushë një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”, tha kryeministri Kurti.