Dy të lënduar nga një aksident në Ferizaj mes dy veturave

Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj e ka bërë të ditur lajmin për Front Online. Veseli tha se në aksident të përfshira janë dy vetura, njëra me targa […]

Dy të lënduar nga një aksident në Ferizaj mes dy veturave
dy-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-ferizaj-mes-dy-veturave

dy-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-ferizaj-mes-dy-veturave

Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj e ka bërë të ditur lajmin për Front Online.

Veseli tha se në aksident të përfshira janë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar nê Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, tregon Veseli.