E ardhmja e holandezit, De Jong ka vendosur përfundimisht

Frenkie de Jong gëzon tifozët e Barçës Frenkie de Jong në një intervistë për El Peridico, ka bërë të ditur se dëshiron që deri në fund të karrierës të qëndrojë tek Barça. “Barça është klubi i jetës sime. Dua ta kalojë gjithë jetën time këtu, nuk ka dashur asnjëherë të largohem, pavarësisht situatës financiare të […]

E ardhmja e holandezit, De Jong ka vendosur përfundimisht

Frenkie de Jong gëzon tifozët e Barçës

Frenkie de Jong në një intervistë për El Peridico, ka bërë të ditur se dëshiron që deri në fund të karrierës të qëndrojë tek Barça.

“Barça është klubi i jetës sime. Dua ta kalojë gjithë jetën time këtu, nuk ka dashur asnjëherë të largohem, pavarësisht situatës financiare të klubit gjatë verës së kaluar. Kam qenë gjithmonë tifoz i Barçës, që nga fëmijëria. Ky është klubi i ëndrrave”, tha de Jong.

Për mesfushorin holandez ka pasur oferta të vazhdueshme, megjithatë 26 vjeçari ka treguar vullnetin e tij që të qëndrojë tek Barcelona pavarësisht vështirësive financiare.