Edi Rama mbledh socialistët, kush do të jetë kryetari i ri i Grupit Parlamentar?!

Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, për të diskutuar për zgjedhjen e kreut të socialistëve në Kuvend. Mbledhja vjen dy ditë pas shkresës së kryeministrit, për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Mbledhja ka nisur prej orës 10.00 dhe ndër të tjera aty po diskutohet edhe për […] The post Edi Rama mbledh socialistët, kush do të jetë kryetari i ri i Grupit Parlamentar?! appeared first on Newsbomb Albania.

Edi Rama mbledh socialistët, kush do të jetë kryetari i ri i Grupit Parlamentar?!

Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, për të diskutuar për zgjedhjen e kreut të socialistëve në Kuvend. Mbledhja vjen dy ditë pas shkresës së kryeministrit, për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.

Mbledhja ka nisur prej orës 10.00 dhe ndër të tjera aty po diskutohet edhe për dorëheqjen nga mandati të deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, djali, vëllezërit dhe familjarët e të cilit u përfshinë në një ngjarje të rëndë ditë më parë.

Pasditen e së shtunës, Edi Rama njoftoi shkarkimin nga detyra të Bledi Çuçit dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës.

Mendohet se shkak u bënë ngjarjet kriminale dhe dhuna barbare që ndodhi në Fushë Krujë, ku dy kushërinj të fisit Maja u rrahën nga vëllezërit dhe familjarë të tjerë të deputetit Rrahman Rraja, sepse kishin bërë ankesa në polici për shpërthimet në guroren e tyre.

Taulant Balla mban detyrën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend dhe tashmë që atij i është besuar një post i ri, do duhet që të heqë dorë nga si kryetar grupi. Me interes pritet të shihet se cili do të jetë kryetari i ri i grupit të socialistëve.

The post Edi Rama mbledh socialistët, kush do të jetë kryetari i ri i Grupit Parlamentar?! appeared first on Newsbomb Albania.