Gazment Bardha ironizon propozimin për Ballën: Emërimet bëhen për të luftuar krimin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe propozimin për emërimin e Taulant Ballës në këtë post. Me ironi Bardhi shkruan se emërimet bëhen për të luftuar krimin, ndërsa në qeverinë e Ramës bëhen emërime për ti forcuar, duke ironizuar kështu proprozim për Ballën. […] The post Gazment Bardha ironizon propozimin për Ballën: Emërimet bëhen për të luftuar krimin appeared first on Newsbomb Albania.

Gazment Bardha ironizon propozimin për Ballën: Emërimet bëhen për të luftuar krimin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe propozimin për emërimin e Taulant Ballës në këtë post.

Me ironi Bardhi shkruan se emërimet bëhen për të luftuar krimin, ndërsa në qeverinë e Ramës bëhen emërime për ti forcuar, duke ironizuar kështu proprozim për Ballën.

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që të emërohen për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë që Rama shkarkoi Çuçin dhe propozoi emrin e Ballës për ministër të Brendshëm. Ky ndryshim në qeveri vjen dy ditë pas dhunës barbare të shënuar në Fushë Krujë, ku vëllezërit e deputetit të PS Rrahman Rraja, djali i tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.

Shkak i përplasjes u bë një ankesë e Bilbil dhe Jashar Majës në Policinë e Krujës, për shpërthimet me dinamit në guroren e vëllait të deputetit, nga të cilat u ishin dëmtuar shtëpitë.

The post Gazment Bardha ironizon propozimin për Ballën: Emërimet bëhen për të luftuar krimin appeared first on Newsbomb Albania.