Lejimi arrestimit të Ahmetaj, Edi Rama i drejtohet sot popullit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pak momente më parë se do i drejtohet popullit pasditen e kësaj të premteje, për votimin në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Arben Ahmetaj. “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan shkurt Rama në llogarinë […] The post Lejimi arrestimit të Ahmetaj, Edi Rama i drejtohet sot popullit appeared first on Newsbomb Albania.

Lejimi arrestimit të Ahmetaj, Edi Rama i drejtohet sot popullit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pak momente më parë se do i drejtohet popullit pasditen e kësaj të premteje, për votimin në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Arben Ahmetaj.

“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan shkurt Rama në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dhe në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur paraditen e kësaj të premteje në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës dhe të mazhorancës ranë dakord që votimi të mos bëhej të hënën, por sot, në një seancë të posaçme.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit:

  • Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz dhe i Ferdane, datëlindja 28.06.1969, lindur në Gjirokastër, me nr personal G90628061Q. Ky shtetas, rezulton se ka marrë cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të:

1- “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

 2- “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

3- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

The post Lejimi arrestimit të Ahmetaj, Edi Rama i drejtohet sot popullit appeared first on Newsbomb Albania.