Ekspertët e OKB-së përcaktuan se Kharkiv ishte qëlluar me raketa të Koresë së Veriut

Mbetjet e një rakete që ra në Kharkiv më 2 janar i përkisnin një rakete balistike Hwasong-11 të Koresë së Veriut, njoftoi komisioni i Kombeve të Bashkuara që mbikëqyr sanksionet kundër Koresë së Veriut. Kështu thuhej në një raport prej 32 faqesh, duke shtuar se ishte një shkelje e embargos së armëve të vendosura ndaj […]

Ekspertët e OKB-së përcaktuan se Kharkiv ishte qëlluar me raketa të Koresë së Veriut
Pamje nga lufta në Ukrainë. Foto nga profili në Twitter i presidentit ukrainas Volodimir Zelenksy

Mbetjet e një rakete që ra në Kharkiv më 2 janar i përkisnin një rakete balistike Hwasong-11 të Koresë së Veriut, njoftoi komisioni i Kombeve të Bashkuara që mbikëqyr sanksionet kundër Koresë së Veriut. Kështu thuhej në një raport prej 32 faqesh, duke shtuar se ishte një shkelje e embargos së armëve të vendosura ndaj Koresë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut janë nën sanksionet e Kombeve të Bashkuara që nga viti 2006 dhe këto masa janë forcuar ndërkohë.

Tre monitorues të sanksioneve vizituan Ukrainën këtë muaj për të ekzaminuar mbetjet e raketës, duke mos gjetur asnjë provë se ajo ishte prodhuar në Rusi.

“Ne nuk mund të përcaktonim në mënyrë të pavarur se nga ishte nisur. Informacioni i trajektores së dhënë nga autoritetet ukrainase tregon se nisja është kryer nga territori rus”, thuhet në raport.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë akuzuar Korenë e Veriut për transportimin e armëve në Rusi, një akuzë e mohuar nga Moska dhe Pheniani, megjithëse vitin e kaluar ata u zotuan të thellojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Raketa balistike Hwasong-11 u testua për herë të parë publikisht në vitin 2019.