Endokrinologia kosovare: Në 20 vitet e fundit është dyfishuar numri i personave me diabet

Endokrinologia, Rreze Serhati Morina, ka folur rreth sëmundjes së diabetit. Serhati-Morina tregon për pasojat dhe shkaqet, si dhe llojin e kësaj sëmundje. “Diabeti është sëmundje që trajtohet, nuk shërohet. Pacienti duhet të mësohet të bashkëjetojë me sëmundjen e diabetit”, tha ajo për “Gazeta Blic” Serhati thotë tutje që duhet të pasur kujdes në ushqimin, dhe […]

Endokrinologia kosovare: Në 20 vitet e fundit është dyfishuar numri i personave me diabet
endokrinologia-kosovare:-ne-20-vitet-e-fundit-eshte-dyfishuar-numri-i-personave-me-diabet

endokrinologia-kosovare:-ne-20-vitet-e-fundit-eshte-dyfishuar-numri-i-personave-me-diabet

Endokrinologia, Rreze Serhati Morina, ka folur rreth sëmundjes së diabetit.

Serhati-Morina tregon për pasojat dhe shkaqet, si dhe llojin e kësaj sëmundje.

“Diabeti është sëmundje që trajtohet, nuk shërohet. Pacienti duhet të mësohet të bashkëjetojë me sëmundjen e diabetit”, tha ajo për “Gazeta Blic”

Serhati thotë tutje që duhet të pasur kujdes në ushqimin, dhe marrjen me rregull të terapisë.

“Kërkon kujdes në ushqim, marrje të rregullt të terapisë dhe aktivitet fizik. Nëse pacienti i përfill këshillat e endokrinologut do të bëj një jetë kualitative “, tha Serhati.

Ajo tutje thotë se diabeti gestacional, është një diabet që shfaqet vetëm te shtatzënat.

“Diabeti gestacional është diabet i cili shfaqet vetëm te shtatzënat, tek gratë që përpara shtatzënisë nuk ishin diabetike. Në këtë rast pas javës së 24 të shtatzënisë rritet glukoza në gjak, por kjo gjendje mund të menaxhohet me dietë të shëndetshme, ushtrime fizike dhe në disa raste edhe me barna. Pas lindjes niveli i glukozës normalizohet”, u shpreh ajo.

Krahas kësaj endokrinologia, tregon disa medikamente që mund të shkaktojnë uljen të glukozës në gjak.

Insulina, dhe disa medikamente orale mund të shkaktojnë ulje të theksuar të nivelit të glukozës në gjak .Ajo tregon se në 20 vitet e fundit është dyfishuar numeri i personave me diabet për shkak të mbipeshës, dhe obezitetit.

“Vlerësohet se 1 nga 4 persona që janë me diabet, nuk e dijnë që e kanë këtë sëmundje” tha Serhati-Morina