Është shkarravitur tabela me emrin e Parkut Ukraina, Ganiu dënoi aktin

Tabela me emrin e Parkut Ukraina është shkarravitur, ndërsa kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e ka dënuar aktin, duke kërkuar gjetjen e autorëve dhe ndëshkimin e tyre, transmeton Portalb.mk. “Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabeles me emrin e Parkut Ukraina që gjendet […]

Është shkarravitur tabela me emrin e Parkut Ukraina, Ganiu dënoi aktin
Tabela me emrin e Parkut Ukraina, foto nga profili në Facebook i kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu

Tabela me emrin e Parkut Ukraina është shkarravitur, ndërsa kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e ka dënuar aktin, duke kërkuar gjetjen e autorëve dhe ndëshkimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabeles me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në territorin tonë, gjegjësisht pranë objektit komunal”, shkruan në Facebook Ganiu.

Ganiu e konsideron veprimin si një akt tepër të ulët ndaj një vlere paqesore siç është Parku Ukraina, që e promovuan javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend.

“Rastin në fjalë ne tanimë e kemi denoncuar tek organet e rendit dhe kërkojmë që sa më shpejt autorët të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar”, shkruan Ganiu.

“Parku Ukraina” u promovua më 7 qershor në Komunën e Çairit, gjegjësisht pranë objektit komunal.

“Me promovimin e Parkut Ukraina përçuam porosinë se çdoherë do të jemi me Ukrainën dhe popullin ukrainas, njëlloj sikurse miqtë tanë  – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi atëherë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.