EULEX-i thotë se janë të gatshëm ta mbështesin Policinë e Kosovës në rast të ndonjë rreziku

E, në rast të ndonjë rreziku nga EULEX-i thonë se janë të gatshëm të mbështesin Policinë e Kosovës, por vetëm brenda mandatit të misionit të tyre. “Në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it është e gatshme të mbështesë Policinë e Kosovës, brenda kufijve të mandatit […]

EULEX-i thotë se janë të gatshëm ta mbështesin Policinë e Kosovës në rast të ndonjë rreziku
eulex-i-thote-se-jane-te-gatshem-ta-mbeshtesin-policine-e-kosoves-ne-rast-te-ndonje-rreziku

eulex-i-thote-se-jane-te-gatshem-ta-mbeshtesin-policine-e-kosoves-ne-rast-te-ndonje-rreziku


E, në rast të ndonjë rreziku nga EULEX-i thonë se janë të gatshëm të mbështesin Policinë e Kosovës, por vetëm brenda mandatit të misionit të tyre.

“Në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it është e gatshme të mbështesë Policinë e Kosovës, brenda kufijve të mandatit të Misionit, në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj. EULEX-i me të vërtetë mund të angazhohet me kërkesë të qartë të përgjigjes së parë të sigurisë në mënyrë që të kontribuojë në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile”, thonë nga EULEX-i.

Ndërsa, e bëjnë të qartë se monitorimi i vijës kufitare është jashtë mandatit të tyre.

“Megjithatë, dëshirojmë të rikujtojmë se monitorimi i vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jashtë mandatit të EULEX-it”, kanë thënë nga EULEX-i.

Nga EULEX-i e pranojnë që viti 2023 ka qenë vit i vështirë, pasi që siç thonë ka pasur incidente të rënda të sigurisë.

“Është fakt se në vitin 2023, për fat të keq, kemi parë incidente jashtëzakonisht të rënda të sigurisë, duke përfshirë ngjarjen e dhunshme e 29 majit në Zveçan dhe më 24 shtator në Banjskë”, thuhet më tutje në përgjigjen e EULEX-it.

Nga ky mision kanë deklaruar se mbesin vigjilentë dhe janë duke monitoruar nga afër në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in të gjitha zhvillimet që ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Aktualisht numri i anëtarëve të stafit të EULEX-it në Kosovë është 370./Front Online/