Eurodeputeti holandez: Thelbësore që SHBA dhe BE t’a mbështesin Policinë e Kosovës

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka reaguar pas situatës tepër të tensionuar në veri të vendit si rezultat i nje sulmi të armatosur të një grupi kriminal nga Serbia ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Reuten ka thënë se sitauta është jashtëzakonisht e rrezikshme meqë një grup i maskuar dhe i armatosur rëndë ka sulmuar Policinë […]

Eurodeputeti holandez: Thelbësore që SHBA dhe BE t’a mbështesin Policinë e Kosovës
eurodeputeti-holandez:-thelbesore-qe-shba-dhe-be-t’a-mbeshtesin-policine-e-kosoves

eurodeputeti-holandez:-thelbesore-qe-shba-dhe-be-t’a-mbeshtesin-policine-e-kosoves

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka reaguar pas situatës tepër të tensionuar në veri të vendit si rezultat i nje sulmi të armatosur të një grupi kriminal nga Serbia ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Reuten ka thënë se sitauta është jashtëzakonisht e rrezikshme meqë një grup i maskuar dhe i armatosur rëndë ka sulmuar Policinë e Kosovës dhe ka vrarë njërin.

Ai tutje shton se grupi i armatosur duket se ndodhet brenda manastirit të Banjskës. Reuten ka thënë se prëndimi duhet të mbështes arrestmimin e autorëve dhe marrjen në pyetje të tyre.

“Është thelbësore që BE-ja dhe SHBA-ja të vazhdojnë të qëndrojnë prapa policisë dhe autoriteteve të Kosovës që mbështesin sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë arrestimin dhe marrjen në pyetje të autorëve dhe të parandalojë dhunën e mëtejshme.“, ka thënë ai.