Gir: Asnjë nga pretendimet që thonë se Maqedonia nuk mund të hyjnë në BE nuk është i vërtetë

Është e zakonshme të dëgjosh zëra sirenash që thonë se ky vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian – ose se BE-ja nuk e dëshiron atë brenda ose se nuk është në gjendje të jetë pjesë e BE-së. Asnjë nga këto pretendime nuk janë të vërteta, tha sot shefi i Delegacionit të BE-së në […]

Gir: Asnjë nga pretendimet që thonë se Maqedonia nuk mund të hyjnë në BE nuk është i vërtetë
David Geer. Foto: SÇE

Është e zakonshme të dëgjosh zëra sirenash që thonë se ky vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian – ose se BE-ja nuk e dëshiron atë brenda ose se nuk është në gjendje të jetë pjesë e BE-së. Asnjë nga këto pretendime nuk janë të vërteta, tha sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend, David Gir, në ngjarjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme me trupin diplomatik të organizuar me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Ne duam që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, mënyra është praktike dhe shumë lehtë e arritshme”, tha Gir në fjalimin e tij në këtë ngjarje.

Duke folur në këtë drejtim, ambasadori evropian Gir tha se ndan mendimin se rruga drejt Bashkimit Evropian është rrugë e prosperitetit, forcimit të vlerave demokratike, sundimit të ligjit, por edhe rrugë e stabilitetit.

“Është gjithashtu një rrugë e sigurisë dhe ne vërtet besojmë se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të jetë i dobishëm për të gjithë ne. Dhe për këto arsye, ne inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që të lëvizë sa më shpejt drejt Bashkimit Evropian. Ne duam që ky vend të jetë pjesë e Bashkimit Evropian bazuar në përmbushjen e angazhimeve që mori në korrik 2022 pas konferencës ndërqeveritare dhe procesit të skriningut, si dhe zbatimin e reformave të përcaktuara gjatë këtij procesi, përfshirë ato që janë të listuara në planin e ri të rritjes dhe reformës së Bashkimit Evropian”, tha Gir.

Lidhur me Aleancën Veriatlantike, ai theksoi se ajo mbetet bazë për mbrojtjen kolektive të aleatëve dhe është thelbësore për sigurinë euroatlantike.

NATO dhe Bashkimi Evropian, tha Gir, luajnë njëkohësisht një rol plotësues në forcimin dhe mbështetjen e paqes dhe sigurisë në Evropë.

“Dhe është me të vërtetë e njohur se një mbrojtje evropiane më e fortë dhe më e aftë mund të kontribuojë pozitivisht në sigurinë globale dhe transatlantike dhe është plotësuese dhe e ndërveprueshme me NATO-n”, tha kreu i Delegacionit të BE-së në vend.

Duke iu përmbajtur urimeve me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Gir vlerësoi vendin, për siç tha ai, përputhshmërinë qind për qind të vazhdueshme me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, dhe në kontekstin e udhëheqjes së saj dhe shembullin që jep në lidhje me Ukrainën.

“Që nga pushtimi rus i Ukrainës, marrëdhëniet e NATO-s me Bashkimin Evropian janë forcuar ndjeshëm përmes partneritetit strategjik. Ne kemi shumë fusha bashkëpunimi, duke përfshirë luftën kundër kërcënimeve hibride dhe kibernetike, bashkëpunimin detar, forcimin e aftësive të sigurisë, kundër terrorizmit dhe ndërtimin e kapaciteteve”, tha Gir.

Nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe të vendeve të tjera nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, paraprakisht e theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Bujar Osmani, në fjalimin e tij në këtë aktivitet.

“Në rrethanat e dhëna, proceset integruese evropiane dhe euroatlantike paraqesin gjithashtu një çështje sigurie dhe për këtë arsye ne avokohemi që Maqedonia e Veriut të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani më shumë se kurrë, integrimi euroatlantik dhe evropian i Ballkanit Perëndimor duhet të konsiderohet si një mjet për përmirësimin e sigurisë dhe konsolidimin e stabilitetit të krahut juglindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Gjithashtu, mjetet demokratike për integrimin euroatlantik janë mjetet më të mira për parandalimin e konflikteve dhe për ndërhyrjet keqdashëse të palëve të treta. Vlerat demokratike dhe mënyra e jetesës do të mbizotërojnë nëse ka mbështetje të mjaftueshme politike dhe veprim të përbashkët politik, si dhe solidaritet me ata që pranojnë të njëjtat vlera dhe i mbrojnë ato pa kompromis”, tha ai.

Kjo, theksoi Osmani, është arsyeja për një dinamikë të re në integrimet evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Politika e dyerve të hapura është veçanërisht e rëndësishme për të theksuar parimet themelore të sigurisë evropiane, sipas të cilave të gjitha shtetet janë të lira të zgjedhin aranzhimet e tyre të sigurisë. Rrjedhimisht, është e nevojshme të përshpejtohet zgjerimi i BE-së, për të forcuar më tej sigurinë tonë duke mbyllur vakumin, pra hapësirën e ndikimit keqdashës nga të tretët”, tha ministri i Jashtëm.

Është veçanërisht domethënëse, tha ai, se Bashkimi Evropian ofroi planin e reformës dhe rritjes, i cili, siç tha ai, synon të inkurajojë reformat socio-ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të harmonizojë politikat e rajonit me BE-në.

“Për këtë arsye ne besojmë se ka ardhur koha që përpjekjet e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut të njihen dhe të solidarizohen nga BE-ja si një investim i përbashkët në një Evropë të sigurt. Po kalojmë kohë shumë të paparashikueshme dhe të gjithë kemi pjesën tonë të përgjegjësisë”, nënvizoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut sot mbush plot 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.