Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë, rasti po hetohet

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” në Gjakovë. Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha se vdekja e viktimës është konstatuar në spitalin rajonal në Gjakovë. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Rreth […]

Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë, rasti po hetohet
gjendet-pa-shenja-jete-nje-burre-ne-gjakove,-rasti-po-hetohet

gjendet-pa-shenja-jete-nje-burre-ne-gjakove,-rasti-po-hetohet

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha se vdekja e viktimës është konstatuar në spitalin rajonal në Gjakovë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rreth orës 11:40 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” -Gjakovë. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore . Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”