Greqia voton sërish

Në fund të majit u zhvilluan në Greqi zgjedhje parlamentare, por për shkak se asnjë parti nuk arriti shumicën absolute zgjedhjet zhvillohen sërish këtë të dielë. Në Greqi ka filluar votimi për zgjedhjet e dyta parlamentare brenda pesë javësh. Sipas sondazheve partia konservatore e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis ka shanse shumë të mira për një mandat […]

Greqia voton sërish
Flamuri i Greqisë në Athinë. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Në fund të majit u zhvilluan në Greqi zgjedhje parlamentare, por për shkak se asnjë parti nuk arriti shumicën absolute zgjedhjet zhvillohen sërish këtë të dielë.

Në Greqi ka filluar votimi për zgjedhjet e dyta parlamentare brenda pesë javësh. Sipas sondazheve partia konservatore e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis ka shanse shumë të mira për një mandat tjetër nga zgjedhësit. Partia kryesore opozitare, ajo e majtë, Syriza e ish-kreut të qeverisë, Aleksis Tsipras ndodhet në sondazhe shumë më pas se partia Nea Demokratia, transmeton DW.

Zgjedhjet e reja u bënë të nevojshme, sepse partitë pas pesë javësh zgjedhje nuk arritën të krijonin një koalicion qeverisës. Në zgjedhjet e 21 Majit, partia e Mitsotakis, Nea Demokratia doli kryesuese dhe arriti të marrë 40,8 të votave, por humbi shumicën aboslute. Të dielën aplikohet në Greqi një e drejtë e re zgjedhore, sipas së cilës partisë më të fortë në zgjedhje i jepen edhe 50 vende plus. Prandaj Mitsotakis e paraqet veten si fitimtar të sigurtë dhe shpreson të arrijë shumicën absolute.

Partia kryesore opozitare Syriza shpreson ende për një shans. Luftojmë deri në minutën e fundit për një rezultat të suksesshëm, tha ish-kryeministri, Tsipras. Syriza në zgjedhjet e 21 majit mori 20% të votave. Në fushatën e fundit, Tsipras u përpoq të bëjë për vete votuesit me premtime të reja sociale, si rroga më të larta dhe pensione më të mira. Ai premtoi të ulë tvsh-në mbi artikujt ushqimorë dhe benzinën.