Halimi: Gratë vriten nga gjuha, përditshmëria, reagimi urrejtës e misogjenist ndaj tyre

Sibel Halimi, drejtoreshë të Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka reaguar për vrasjen e një gruaje sot në Ferizaj. Ajo në një postim në “Facebook” tha se vrasja e grave në Kosovë është në alarm. “Gratë vriten nga gjuha, përditshmëria, reagimi urrejtës e misogjenist ndaj tyre e heshtja për të dënuar atakimin e dinjitetit të […]

Halimi: Gratë vriten nga gjuha, përditshmëria, reagimi urrejtës e misogjenist ndaj tyre
halimi:-grate-vriten-nga-gjuha,-perditshmeria,-reagimi-urrejtes-e-misogjenist-ndaj-tyre

halimi:-grate-vriten-nga-gjuha,-perditshmeria,-reagimi-urrejtes-e-misogjenist-ndaj-tyre

Sibel Halimi, drejtoreshë të Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka reaguar për vrasjen e një gruaje sot në Ferizaj.

Ajo në një postim në “Facebook” tha se vrasja e grave në Kosovë është në alarm.

“Gratë vriten nga gjuha, përditshmëria, reagimi urrejtës e misogjenist ndaj tyre e heshtja për të dënuar atakimin e dinjitetit të saj.Vrasja është vetëm vazhdimësia e pranimit të dhunës simbolike që gratë e përjetojnë çdo ditë. Vrasja e grave në Kosovë po merr karakter alarmues, ndërsa reagimi ynë si shoqëri e shtet është indiferent dhe i plogësht!Prandaj, ato vdesin edhe në duart e shtetit”, thuhet në reagimin e saj.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me një njoftim për ngjarjen tragjike, ku dyshohet se një grua u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas njoftimit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person – e gjinisë femërore, ndërsa një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur. I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.