Haradinaj: Forcimi i Aleancës është forcimi i shtetit të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), takimet e kryesisë është duke i zhvilluar në degët e saj nëpër komunat e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. “Ka një kohë që takimet e kryesisë së Aleancës i zhvillojmë nëpër komuna të […]

Haradinaj: Forcimi i Aleancës është forcimi i shtetit të Kosovës
haradinaj:-forcimi-i-aleances-eshte-forcimi-i-shtetit-te-kosoves

haradinaj:-forcimi-i-aleances-eshte-forcimi-i-shtetit-te-kosoves

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), takimet e kryesisë është duke i zhvilluar në degët e saj nëpër komunat e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ka një kohë që takimet e kryesisë së Aleancës i zhvillojmë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Kësaj here u mblodhëm në Ferizaj, ku nikoqir ishte z. Xhavit Zariqi, kryetari i degës sonë, një qytet tepër i rëndësishëm për vendin, nga ku nisën shumë procese të rëndësishme historike e tani është kthyer në qendër të rëndësishme ekonomike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Aleanca po forcohet dhe kjo nënkupton edhe forcim të shtetit të Kosovës.

“Në takim u diskutua për gjendjen organizative dhe aktivitetet politike në terren në degët e AAK-së, me theks të veçantë në degët; Ferizaj, Viti, Lipjan, Kaçanik, Shtime dhe Han i Elezit. Raportimi nga degët dhe diskutimi i hapur vërteton qëndrushmërinë tonë politike dhe fuqinë organizative të veprimit tonë politik”.

“Gjatë diskutimit u konstatua që Aleanca është duke kaluar në një momentum të shkëlqyeshëm të organizimit strukturor, në të cilën po shihet një energji dhe përkushtim më i fuqishëm se kurrë më parë. Forcimi i Aleancës është forcimi i shtetit të Kosovës”, është shprehur Haradinaj./Front Online