Haradinaj vlerëson rolin e Danimarkës në shtetndërtimin e Kosovës

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ndër të tjera, ai u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj dhe Hummelgaard, folën për sundimin e ligjit. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e vlerësoi lart rolin e Danimarkës në shtetndërtimin e Kosovës. “Ministrin Hummelgaard […]

Haradinaj vlerëson rolin e Danimarkës në shtetndërtimin e Kosovës
haradinaj-vlereson-rolin-e-danimarkes-ne-shtetndertimin-e-kosoves

haradinaj-vlereson-rolin-e-danimarkes-ne-shtetndertimin-e-kosoves

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ndër të tjera, ai u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj dhe Hummelgaard, folën për sundimin e ligjit.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e vlerësoi lart rolin e Danimarkës në shtetndërtimin e Kosovës.

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese. Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështje të rëndësishme që kemi përpara”, tha ai.