Haxhiu: Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështime, pas neglizhencës 4 vjeçare e përuruan repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me menaxhimin e punëve në shëndetësi, shkruan Periskopi. Haxhiu ka përmendur përurimin e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës ka theksuar se “gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin […]

Haxhiu: Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështime, pas neglizhencës 4 vjeçare e përuruan repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës
haxhiu:-qeveria-kurti-vazhdon-te-mburret-me-deshtime,-pas-neglizhences-4-vjecare-e-peruruan-repartin-e-pediatrise-ne-spitalin-e-mitrovices

haxhiu:-qeveria-kurti-vazhdon-te-mburret-me-deshtime,-pas-neglizhences-4-vjecare-e-peruruan-repartin-e-pediatrise-ne-spitalin-e-mitrovices

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me menaxhimin e punëve në shëndetësi, shkruan Periskopi.

Haxhiu ka përmendur përurimin e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës ka theksuar se “gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati”

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështimet.
Pas neglizhencës 4 vjeçare me në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, projekt i filluar në vitin 2019. Dihet që gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati.
Aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë , saqë me askush nuk ju konkuron në konkurs për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës. Profesionistët shëndetësorë as nuk dëshirojnë të identifikohen me këtë Qeveri të papërgjegjshme dhe nënvlerësuese të profesionistëve shëndetësorë.