​Hovenier: Qeveria të bëjë përpjekje për të rritur numrin e grave në Polici

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës ka shënuar 10-vjetorin e themelimit. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier tha se gratë në polici kanë arritur shumë rezultatet, por që duhet ende punë për përmirësimin e gjendjes së tyre. “Jam i nderuar që jam këtu para jush ku Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës shënon 10-vjetorin e […]

​Hovenier: Qeveria të bëjë përpjekje për të rritur numrin e grave në Polici
​hovenier:-qeveria-te-beje-perpjekje-per-te-rritur-numrin-e-grave-ne-polici

​hovenier:-qeveria-te-beje-perpjekje-per-te-rritur-numrin-e-grave-ne-polici

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës ka shënuar 10-vjetorin e themelimit.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier tha se gratë në polici kanë arritur shumë rezultatet, por që duhet ende punë për përmirësimin e gjendjes së tyre.

“Jam i nderuar që jam këtu para jush ku Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës shënon 10-vjetorin e saj të themelimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetëse e këtij organizimi sepse ne besojmë që gratë janë shumë të suksesshme në këtë mision që të mbrojnë dhe të shërbejnë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prioritet që të mbështesin këtë sektor që kjo të ndikojë në ligj dhe të promovojë drejtësi”, raporton eo.

“Ne besojmë që pjesëmarrja e grave në këtë sektor është fundamentale dhe pjesëmarrja e grave e bën shumë më shumë sistemin më efektiv dhe më të përgjegjshëm, kur gratë janë pjesëmarrëse në mënyrë të drejtë edhe përgjegjësia rritet edhe më shumë, është e qartë që kemi ende punë para  nesh në pjesëmarrjen e grave në shumë sektorë edhe në këtë të krimit dhe Policisë”.

“Gratë në sektorin e krimeve shërbejnë si një model për punë të suksesshme, prezenca e tyre do bëjë shumë më mirë për gjithë sistemin e drejtësisë , dhe shpresojë që viteve të ardhshme do t’i rrisim numrat e grave pjesëmarrëse nëpër sisteme të ndryshme dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndron shumë afër këtyre proceseve dhe të përfaqësojmë ndarjen e drejtë gjinore në 8 vitet e kaluara ne mbështetemi shumë programe trajnimi në sektorin e ligjit këtu në Kosovë dhe secila në këto programe ka për qëllim barazinë gjinore dhe jemi shumë krenar që mbështesim këtë transformim tash e disa vite por ne jemi të vetëdijshëm që ky është vetëm fillimi se çfarë na pret”.

Përfaqësuesi i OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson, pati fjalë të mëdha për gratë police, për çka tha se ato përkujdesen për fëmijët e tij, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme.

Përderisa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se gratë në police janë shembull i punës së suksesshme në rajon.

Ai sqaroi se në Polici janë 14% gra police, duke thënë se ky është numër i pamjaftueshëm.

“Normalisht që nuk ka qenë një rrugë e lehtë për ju dhe për ne si Polici kemi kaluar në shumë sfida mirëpo unë jam dhe kamë qenë një ndër përkrahësit e juaj dhe gjithmonë kemi krijuar lehtësira kushte mundësi që femrat e policisë së Kosovës të jenë aktive në shoqërinë tonë së pari brenda policisë e pastaj duke kontribuar brenda policisë po kontribuojnë edhe në avancimin e pozicionit të gruas në shoqërinë kosovare dhe do të ndikojnë në shërbime sa me cilësore në segmentet ku zyrtarët policorë meshkuj janë më të ngathët ndoshta në disa shërbime më të ndjeshme dhe nuk mund të afron aq mirë sa mund të afrohet gruaja police, ju keni bërë shumë si brenda edhe jashtë deri më tash gratë kanë ndihmuar edhe në institucione të tjera por jeni edhe shëmbëlltyrë dhe shembull edhe në rajon. Ne mburremi edhe me rezultatet që i keni arritur nga gjenerata e parë e deri më sot, gruaja në polici është një vlerë e shtuar por duhet edhe ta marr hakun e saj sepse policia duhet të reflektojë përbërjen e shoqërisë por edhe të botës ne jemi 50-50 në aspektin gjinorë kjo duhet të jetë synimi ynë edhe në polici edhe në institucionet tjera dhe kur arrijmë tek kjo barazi kemi arritur edhe në demokraci të plotë edhe kemi arritur që gjysmën e shoqërisë ta vejmë në punë , ne si polici do punojmë që ngadalë të mbërrijmë deri tek kjo pikë nuk do jetë e lehtë duhet punë dhe angazhime, por ne do krijojmë mundësi që ta rregullojmë dhe kjo të arrihet”.

“Tani kemi 14% të përfaqësimit me gra brenda policisë dhe mendoj që është sukses mirëpo nuk është mjaftë, sepse synimi ynë është më i lartë sesa kaq mirëpo duke i krahasuar me statistikat e shteteve përreth numri ka qenë më i ulët, ne duhet të punojmë që ne si organizatë të ecim edhe më shumë, ne si Polici jemi krenar që i kemi dhënë Kosovës një presidente, gjyqtare, prokurore, avokat që kanë dal nga Policia e Kosovës dhe kemi edhe femra që mund ti eksportojmë edhe jashtë policisë, tani kemi edhe femra police të reja të cilat duhet që ti mbështesim duhet ti ofrojmë ambient të mirë të punës mundësi zhvillimi në karrierë ne kemi edhe kualitet sepse kemi edhe rreshterë, komandat të stacioneve dhe aftësia e tyre e të menduarit racionaliteti cilësia i karakterizon gratë në polici  ne si polici do bëjmë shumë më shumë në këtë aspekt”.