I bien qeramikat në kokë, vdes një punëtor në Prizren

Ka vdekur një punëtor në Prizren, pasi i ra në kokë një pako me qeramika në vendin e punës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se personi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra. “Sipas hetimeve të para thuhet se […]

I bien qeramikat në kokë, vdes një punëtor në Prizren

Ka vdekur një punëtor në Prizren, pasi i ra në kokë një pako me qeramika në vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se personi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, ka thënë Gashi.