I ishte bërë shumë vonë, Lori më në fund jep lajmin e shumëpritur

Lori është ylli i pa diskutueshëm i skenës muzikore shqiptare, e cila sapo i ka dhënë dritën e gjelbër EP-së së saj me titull “Krejt dashni”. Këngëtarja që njihet për transformimet e jashtëzakonshme në still dhe muzikë, edhe një herë kthen gjithë sytë kah vetja. “Krejt dashni” është një EP me gjashtë këngë të shoqëruara […]

I ishte bërë shumë vonë, Lori më në fund jep lajmin e shumëpritur

Lori është ylli i pa diskutueshëm i skenës muzikore shqiptare, e cila sapo i ka dhënë dritën e gjelbër EP-së së saj me titull “Krejt dashni”.

Këngëtarja që njihet për transformimet e jashtëzakonshme në still dhe muzikë, edhe një herë kthen gjithë sytë kah vetja.

“Krejt dashni” është një EP me gjashtë këngë të shoqëruara me video, e të punuara me shumë delikate nga një ekipë profesionale, në krye me ikonën e krijimit të muzikës unike, Aida Baraku.

Lori, që shkëlqen në interpretim dhe pamje, në lansimin e këtij projekti ka falënderuar me shumë emocion Aiden.

“Faleminderit Aida ime për çdo note dhe varg qe shkruajte për mua me aq dashuri dhe përkushtim, te kuruar ne çdo detaj. Sigurisht pa dorën e arte te mikut tim, Armendit nuk mund ta përmbyllnim kaq bukur ketë projekt . Faleminderit per gjithe kontributin qe keni dhenë te dy gjate gjithë karrierës sime, ne formimin tim si artiste. Shume nga hitet ,perlat dhe arritjet e mia nder vite mbajnë vulën tuaj! Me fat qe ju kam!”.