Incidenti me kulm, objekti i Komunës së Prishtinës mbyllet deri të hënën.

Një vajzë pësoi lëndime trupore sot kur çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës, u rrëzua. Nga Komuna e Prishtinës deklaruan se shkaktari i rrëzimit të kulmit ishin erëra e forta. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në këtë komunë, Lulëzim Fushtica, në një lidhje direkte për emisionin Kiks, në Klan Kosova, tha se […]

Incidenti me kulm, objekti i Komunës së Prishtinës mbyllet deri të hënën.
incidenti-me-kulm,-objekti-i-komunes-se-prishtines-mbyllet-deri-te-henen.

incidenti-me-kulm,-objekti-i-komunes-se-prishtines-mbyllet-deri-te-henen.


Një vajzë pësoi lëndime trupore sot kur çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës, u rrëzua.

Nga Komuna e Prishtinës deklaruan se shkaktari i rrëzimit të kulmit ishin erëra e forta.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në këtë komunë, Lulëzim Fushtica, në një lidhje direkte për emisionin Kiks, në Klan Kosova, tha se në momentin kur ka ndodhur incidenti, nuk ishin duke u zhvilluar punime.

Për më tepër, ai sqaroi se tenderi që është dhënë për renovimin e këtij objekti, nuk kishte paraparë renovimin e kulmit, por vetëm hapësirat e brendshme të objektit komunal.

Fushtica njoftoi se Komuna ka marrë vendim që pas këtij incidenti, objekti i Komunës së Prishtinës të mbyllet deri të hënën.

Komuna ndaloi qarkullimin edhe në dy rrugët afër këtij objekti. E në rast se do të ketë sërish erëra, ato do të bllokohen edhe për qarkullimin e kombësorëve.