Fusha në “Fadil Vokrri” e dëmtuar tej mase, Ballkani do të luajë në shtetin fqinj

UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. UEFA të premten ka shkruar që ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen do të luhet më 30 nëntor në “Air Albania” në Tiranë. Gjendja e stadiumit është shumë e keqe pas ndeshjeve ku […]

Fusha në “Fadil Vokrri” e dëmtuar tej mase, Ballkani do të luajë në shtetin fqinj

UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

UEFA të premten ka shkruar që ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen do të luhet më 30 nëntor në “Air Albania” në Tiranë.

Gjendja e stadiumit është shumë e keqe pas ndeshjeve ku Kosova priti Izraelin dhe Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.