Ish-trajneri i Shkëndijës do të udhëheqë me ekipin e Shkupit

Ekipi shkupjan KF Shkupi do të ketë trajner të ri, pasi javën e kaluar kryesia e këtij ekipi e kishte shkarkuar trajnerin e mëparshëm, Mladen Zhizhovic. Në krye të Shkupit do të jetë Ernest Gjoka, transmeton Portalb.mk. “Gjoka, i cili ka përvojë të madhe si trajner, në futbollin shqiptar ka drejtuar ekipet si Kukësi, Flamurtari, […]

Ish-trajneri i Shkëndijës do të udhëheqë me ekipin e Shkupit
Ndeshje futbolli në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut. Shkupi - Struga. Foto nga Portalb.mk

Ekipi shkupjan KF Shkupi do të ketë trajner të ri, pasi javën e kaluar kryesia e këtij ekipi e kishte shkarkuar trajnerin e mëparshëm, Mladen Zhizhovic. Në krye të Shkupit do të jetë Ernest Gjoka, transmeton Portalb.mk.

“Gjoka, i cili ka përvojë të madhe si trajner, në futbollin shqiptar ka drejtuar ekipet si Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza, Apolonia, dhe Tomori. Ai gjithashtu ka një përvojë të suksesshme edhe në vendin tonë, pasi nën drejtimin e tij ekipi i Shkëndijës arriti titullin kampion në sezonin 2020/2021”, njoftoi KF Shkupi.

KF Shkupi njoftoi që Gjoka do të jetë në krye te ekipit këto pesë ndeshjet e ardhshme, me mundësi vazhdimi.

“Kontrata e Gjokës me FC Shkupi përfshin pesë ndeshjet e fundit të këtij sezoni, si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me mundësi për vazhdim të kontratës për një vit tjetër”, sqaroi ekipi shkupjan.

Ndryshe, Liga e Parë në Maqedoninë e Veriut ka edhe pesë javë deri në përfundimin e sezonit 2023/24. Në krye të tabelës gjendet Struga me vetëm tri pikë më shumë se KF Shkupi.

Në javën e fundit të këtij sezoni, më 18 maj, pritet të luhen ndeshja ndërmjet Strugës dhe Shkupit.