Izraeli bëri thirrje për evakuimin e civilëve të Gazës në jug

Mjetet e blinduara, artileria, tanket dhe këmbësoria e ushtrisë izraelite ka zgjeruar zonën e operacioneve në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Qindra ndërtesa në Gaza janë shkatërruar pothuajse tërësisht, transmeton Portalb.mk. Izraeli të shtunën zgjeroi operacionin e tij tokësor në Rripin e Gazës me këmbësori dhe automjete të blinduara të mbështetura nga sulme “masive” […]

Izraeli bëri thirrje për evakuimin e civilëve të Gazës në jug
Sulmet e Izraelit në Palestinë, foto nga Anadolu Agency / Abed Rahim Khatib

Mjetet e blinduara, artileria, tanket dhe këmbësoria e ushtrisë izraelite ka zgjeruar zonën e operacioneve në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Qindra ndërtesa në Gaza janë shkatërruar pothuajse tërësisht, transmeton Portalb.mk.

Izraeli të shtunën zgjeroi operacionin e tij tokësor në Rripin e Gazës me këmbësori dhe automjete të blinduara të mbështetura nga sulme “masive” ajrore dhe në det, përfshirë edhe bombardimin e tuneleve të Hamasit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galan tha se “toka në Gaza po dridhet” dhe se lufta kundër Hamasit ka hyrë në një fazë të re.

Qëllimi kryesor i fushatës së tij është shkatërrimi i grupit qeverisës të territorit palestineve pas sulmit të saj në Izrael para tre javëve.

Gaza në masë të madhe u shkëput nga bota e jashtme të shtunën më 28 tetor, pasi Izraeli i zgjeroi operacionet ajrore dhe tokësore dhe sugjeroi se, ka filluar një ofensivë të gjatë të premtuar tokësore kundër militantëve të Hamasit të cilët e kontrollojnë enklavën palestineze, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Armata izraelite sërish u bëri thirrje banorëve të Rripit të Gazës të evakuohen nga veriu i territorit palestinez para operacionit të ardhshëm tokësor izraelit.

Hamasi të shtunën tha se, militantët e saj në Gaza janë të gatshëm t’i kundërshtojnë sulmet izraelit me “gjithë forcën” pasi ushtria izraelit zgjeroi sulmet e saja ajrore dhe tokërsore në terriotrin palestinez.