Kamenicë/Gjendet pa shenja jete një person në pyll

Të premten rreth orës 16:00 në fshatin Moqare e Poshtme të Kamenicës, një person është gjetur pa shenja jete në pyll. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Fsh. Moqare e Poshtme, Kamenicë  22.12.2023 – 16:00. Raportohet se në pyll është gjetur i shtrirë viktima mashkull […]

Kamenicë/Gjendet pa shenja jete një person në pyll
kamenice/gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-pyll

kamenice/gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-pyll

Të premten rreth orës 16:00 në fshatin Moqare e Poshtme të Kamenicës, një person është gjetur pa shenja jete në pyll.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Moqare e Poshtme, Kamenicë  22.12.2023 – 16:00. Raportohet se në pyll është gjetur i shtrirë viktima mashkull serb, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Front Online