Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë dhe qetë procesin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet se si do të organizohet votimi të dielën në Veri- a do të insistohet mbajtja e votimit në shkolla apo do të zëvendësohen me kontejnerë. Ai ka thënë se “janë në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë, mirë, […]

Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë dhe qetë procesin
svecla-per-qendrat-e-votimit-per-te-dielen:-jemi-ne-asistim-te-cfaredo-vendimi-te-kqz’se-per-te-organizuar-mbare-dhe-qete-procesin

svecla-per-qendrat-e-votimit-per-te-dielen:-jemi-ne-asistim-te-cfaredo-vendimi-te-kqz’se-per-te-organizuar-mbare-dhe-qete-procesin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet se si do të organizohet votimi të dielën në Veri- a do të insistohet mbajtja e votimit në shkolla apo do të zëvendësohen me kontejnerë.

Ai ka thënë se “janë në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë, mirë, qetë këto votime”, raporton Gazeta Express.

“Çfarëdo kërkese e ligjshme që na vjen prej KQZ’së patjetër ne por besoj të gjitha institucionet e Kosovës janë të gatshme për të asistuar”, tha Sveçla.

Në mbledhjen e fundit të KQZ’së, shefi i Sekretariatit, Burim Ahmetaj, ka thënë se drejtorët e 33 shkollave në Veri kanë refuzuar të shërbejnë si qendra të votimit, ndërkaq 10 janë të qasshme. /GazetaExpress/