Këshilli Europian: Kosova ta zbatojë Asociacionin, të mbahen zgjedhjet e reja në Veri

Këshilli Europian ka publikuar konkluzionet e veta në mbledhjet e mbajtura dje e sot, e të cilat kanë të bëjnë edhe me situatën e fundit të krijuar mes Kosovës e Serbisë pas sulmit në Banjskë. Në konkludimet e veta, Këshilli Europian thotë se është i shqetësuar për situatën në Veri të Kosovës duke dënuar ashpër […]

Këshilli Europian: Kosova ta zbatojë Asociacionin, të mbahen zgjedhjet e reja në Veri
keshilli-europian:-kosova-ta-zbatoje-asociacionin,-te-mbahen-zgjedhjet-e-reja-ne-veri

keshilli-europian:-kosova-ta-zbatoje-asociacionin,-te-mbahen-zgjedhjet-e-reja-ne-veri

Këshilli Europian ka publikuar konkluzionet e veta në mbledhjet e mbajtura dje e sot, e të cilat kanë të bëjnë edhe me situatën e fundit të krijuar mes Kosovës e Serbisë pas sulmit në Banjskë.

Në konkludimet e veta, Këshilli Europian thotë se është i shqetësuar për situatën në Veri të Kosovës duke dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë, transmeton FrontOnline.

Tutje, Këshilli Europian thotë se Bashkimi Evropian pret që autorët të sillen para drejtësisë dhe Serbia të kontribuojë në këtë drejtim.

“Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ai dënon fuqishëm sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Bashkimi Evropian pret që autorët të arrestohen dhe të sillen shpejt para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, thotë Këshilli Europian, transmeton FrontOnline.

Tutje, aty thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për deeskalim, në drejtim të organizimit të zgjedhjeve të reja në Veri ku do të merrnin pjesë edhe serbët lokal.

“Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për deeskalim, si dhe të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës”, thuhet tutje në konkluzion.

“Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, si dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe e mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së. Ajo i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë ato, pa vonesa dhe parakushte. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”, thuhet në fund të pikës 28 të konkluzioneve./FrontOnline/