Këto janë rastet më të rënda të intervenimeve të zjarrfikësve, Gashi tregon detaje

Zëvendës-komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi në një prononcim për Front Online ka treguar për punën e vështirë që bëjnë zjarrëfikësit. Ai thotë se intervenimet më të rënda për ta mbesin zjarret dhe aksidentet e komunikacionit rrugor. ‘’Më të rëndat janë zjarret edhe aksidentet e komunikacionit rrugor, sepse ka të bëjë me njerëz që […]

Këto janë rastet më të rënda të intervenimeve të zjarrfikësve, Gashi tregon detaje
keto-jane-rastet-me-te-renda-te-intervenimeve-te-zjarrfikesve,-gashi-tregon-detaje

keto-jane-rastet-me-te-renda-te-intervenimeve-te-zjarrfikesve,-gashi-tregon-detaje


Zëvendës-komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi në një prononcim për Front Online ka treguar për punën e vështirë që bëjnë zjarrëfikësit.

Ai thotë se intervenimet më të rënda për ta mbesin zjarret dhe aksidentet e komunikacionit rrugor.

‘’Më të rëndat janë zjarret edhe aksidentet e komunikacionit rrugor, sepse ka të bëjë me njerëz që janë të lënduar apo edhe humbje jete. Po ashtu merret për bazë që ka mosha të ndryshme, prej fëmijëve e deri te moshat madhore. Sfida ma e madhe në përgjithësi: Dy çështje më kryesore që ju mungojnë në Prishtinë, ndërsa një që është kryesore për krejt Kosovën është statusi i pazgjidhur, statusi është por nuk i definon qartë kompetencat, për atë ka mbetur njëfarë vakumi. Ndërsa në Prishtinë dy çështje i kemi kryesore: numri i vogël i personelit operativ, pothuajse gjysma e personelit na mungon si dhe vjetërsia e automjeteve’’, shton më tej Gashi për FrontOnline.

Më tej Gashi thotë se ata punojnë me katër ndërrime për gjatë 24 orëve

‘’Punohet 24 orë, në katër ndërrime 12 janë në punë, 12 në pushim. Tani janë 12 në ndërrimin e natës. Pra katër ndërrime nga 12 orë’’, u shpreh ai.