Policia jep detaje rreth aksidentit ku vdiq një person e u lëndua një tjetër

Një person ka vdekur dhe një tjetër u lëndua si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte në fshatin Llapashticë e Podujevës. Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia. Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr […]

Policia jep detaje rreth aksidentit ku vdiq një person e u lëndua një tjetër
policia-jep-detaje-rreth-aksidentit-ku-vdiq-nje-person-e-u-lendua-nje-tjeter

policia-jep-detaje-rreth-aksidentit-ku-vdiq-nje-person-e-u-lendua-nje-tjeter

Një person ka vdekur dhe një tjetër u lëndua si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte në fshatin Llapashticë e Podujevës.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.

Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

Ai theksoi se personi i lënduar u dërgua për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Borovci shtoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen “Qëndresa” të këtij fshati.