Kida me veshje super provokuese, nuk do t’iu besoni syve se çfarë ka veshur

Kida, është padyshim njëra nga artistet më të dashura për publikun. Këngëtarja e mirënjohur, Kida prej ditësh ka paralajmëruar se ka finalizuar një projekt të ri muzikor. Artistja ka njoftuar se kënga mban titullin “Uru” dhe pritet të publikohet sot (e premte). Mirëpo, para kësaj Kida ka sjellur për fansat e saj disa imazhe të […]

Kida me veshje super provokuese, nuk do t’iu besoni syve se çfarë ka veshur

Kida, është padyshim njëra nga artistet më të dashura për publikun.

Këngëtarja e mirënjohur, Kida prej ditësh ka paralajmëruar se ka finalizuar një projekt të ri muzikor.

Artistja ka njoftuar se kënga mban titullin “Uru” dhe pritet të publikohet sot (e premte).

Mirëpo, para kësaj Kida ka sjellur për fansat e saj disa imazhe të realizuara gjatë xhirimeve të videoklipit.

Si çdo herë, autorja e “Leje” është shfaqur e veshur me shumë stil me një kostum të zi, bluzë të shkurtër dhe dollakë ndërsa sipër tyre mban një mini-fund ngjyrë metalik nga “Dior”.

Grimi i theksuar dhe stilin i flokëve në gërsheta ia shtonte edhe më shumë elegancën këngëtares, e cila pranoi komente të shumta edhe nga ana e fansave.

Ndërkohë, kënga e re e saj do të jetë e para për këtë sezon veror, megjithatë disa projekt të tjera Kida ka paralajmëruar se do të ketë edhe në vazhdim.