Kjo është marrëveshja e nënshkruar nga AAK dhe Nisma për koalicion parazgjedhor

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e kanë nënshkruar sot koalicionin e tyre parazgjedhor. Në marrëveshjen mes dy partive bëhet e ditur se të dyja partitë dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës, teksa bëhet e ditur se të dy partitë janë të hapura që ta zgjerojnë koalicionin. “Të dyja partitë dakordohen […]

Kjo është marrëveshja e nënshkruar nga AAK dhe Nisma për koalicion parazgjedhor
kjo-eshte-marreveshja-e-nenshkruar-nga-aak-dhe-nisma-per-koalicion-parazgjedhor

kjo-eshte-marreveshja-e-nenshkruar-nga-aak-dhe-nisma-per-koalicion-parazgjedhor


Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e kanë nënshkruar sot koalicionin e tyre parazgjedhor.

Në marrëveshjen mes dy partive bëhet e ditur se të dyja partitë dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës, teksa bëhet e ditur se të dy partitë janë të hapura që ta zgjerojnë koalicionin.

“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, ShBA dhe BE”, thuhet në marrëveshjen që pritet të nënshkruhet sot nga dy kryetarët e partive.

Në marrëveshje tutje thuhet se AAK-ja dhe Nisma do të marrin përsipër që të harmonizojnë platformën politike dhe programin për zgjedhjet e përgjithshme.

“Objektivat politike dhe aspektet teknike të këtij koalicioni, specifikohen me një aneks të veçantë që do t ‘i bashkohet kësaj marrëveshjeje”, thuhet në marrëveshje.

Ky është koalicioni i parë që pritet të arrihet përpara zgjedhjeve parlamentare.