Konferencë ndërkombëtare në Prishtinë, profesoresha e UP-së: E ndryshon imazhin shpeshherë të gabuar për Kosovën

Një konferencë ndërkombëtare do të nisë nesër në Prishtinë, me të cilën do të shënohet 25-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Profesoresha e Universitetit të Prishtinës, Remzie Shahini – Hoxhaj foli në Frontal në T7 për konferencën, që tha se u organizua në bashkëpunim me Universitetin e Arkansasit […]

Konferencë ndërkombëtare në Prishtinë, profesoresha e UP-së: E ndryshon imazhin shpeshherë të gabuar për Kosovën
konference-nderkombetare-ne-prishtine,-profesoresha-e-up-se:-e-ndryshon-imazhin-shpeshhere-te-gabuar-per-kosoven

konference-nderkombetare-ne-prishtine,-profesoresha-e-up-se:-e-ndryshon-imazhin-shpeshhere-te-gabuar-per-kosoven

Një konferencë ndërkombëtare do të nisë nesër në Prishtinë, me të cilën do të shënohet 25-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Profesoresha e Universitetit të Prishtinës, Remzie Shahini – Hoxhaj foli në Frontal në T7 për konferencën, që tha se u organizua në bashkëpunim me Universitetin e Arkansasit në SHBA.

“Mbajtja e një konference të tillë është shumë e rëndësishme në momentin në të cilin ndodhemi, sepse e ndryshon imazhin ndoshta shpeshherë të gabuar për Kosovën”, tha ajo.

Shahini-Hoxhaj tha se “mbajtja e një konference të tillë është shumë e rëndësishme në momentin në të cilin ndodhemi, sepse e ndryshon imazhin ndoshta shpeshherë të gabuar për Kosovën”.

Ajo tregoi se do të ketë rreth 60 pjesëmarrës “vetëm sa i përket paneleve”. Fjalën hyrëse do ta mbajë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Janë ftuar të gjitha institucionet, të gjithë akterët të cilët kanë qenë të përfshirë në shtetndërtimin e Kosovës. Fjalën hyrëse do ta mbajë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për faktin se ai është një njeri i cili ka qenë i përfshirë në të gjithë shtetndërtimin e Kosovës, por edhe për shkak të kontributit që ka pasur pikërisht Amerika si vend, në atë kohë Presidenti Clinton”, tha Shahini – Hoxhaj.

Profesoresha tha se përgatitjet për këtë konferencë kanë zgjatur pothuajse një vit dhe se “ka qenë mjaft e vështirë që t’i ftojmë njerëzit prej të gjitha vendeve të botës që t’i sjellim në Kosovë”.

“Konferenca do të jetë hibride. Ka persona që do të vijnë këtu, por edhe të tjerë që do të na bashkohen ‘online’. Do të ketë pjesëmarrës jo vetëm studiues, por edhe burrështetas dhe njerëz të tjerë që kanë pasur rëndësi në këto procese”, tregoi ajo.

Profesoresha tha se qëllimi i konferencës është “që t’i diskutojmë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me paqen, sigurinë, demokracinë, ruajtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”.

“Para se gjithash, konferencat shkencore natyrisht i shërbejnë kontributit shkencor, mirëpo i shërbejnë edhe rrjetizimit të njerëzve, studiuesve të së njëjtës fushë dhe kjo është po ashtu një prej qëllimeve tona”, tha ajo.