Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks

Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks. “Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe rikthimit të shpresës, që kërkon reflektimin për rëndësinë dhe domethënien e sakrificës, që kërkon të forcojë vlerësimin, respektin dhe përkujdesin ndaj njëri-tjetrit, le ta gjejë gjithkënd përreth vlerave të solidaritetit dhe mirësisë”, shkroi […]

Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
konjufca:-gezuar-pashken-te-gjithe-bashkeqytetareve-te-besimit-ortodoks

konjufca:-gezuar-pashken-te-gjithe-bashkeqytetareve-te-besimit-ortodoks

Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks.

“Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe rikthimit të shpresës, që kërkon reflektimin për rëndësinë dhe domethënien e sakrificës, që kërkon të forcojë vlerësimin, respektin dhe përkujdesin ndaj njëri-tjetrit, le ta gjejë gjithkënd përreth vlerave të solidaritetit dhe mirësisë”, shkroi ai.

“Ajo na tregon për efektin e madh ndriçues mbi errësirën, tregon se e mira triumfon edhe kur mund të duket e pafuqishme, se drejtësia nuk është vetëm çështje force, por më së pari, çështje besimi dhe insistimi tek ajo. Këto mësime të vyera i shërbejnë përnaltësimit të jetës shpirtërore, teksa pasqyrohen në jetën shoqërore. Mbarësi, gëzim, shëndet e harmoni në familjet tuaja, sot e gjithmonë!”, shtoi Konjufca në Facebook.