KOSOVA

AAK-ja mund të tërhiqet nga gara në Podujevë

Partitë ende pa kandidat për të parin e Podujevës, AAK-ja mund të tërhiqet nga gara.

Të gjitha partitë politike në Komunën e Podujevës ende nuk kanë dalë me një emër për të parin e kësaj komune.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Podujevë do të mbahen më 15 mars, mirëpo asnjë parti politike nuk ka dalë me një kandidat për të parin e kësaj komune.

Pavarësisht se është caktuar data e zgjedhjeve, partitë politike në Podujevë ende nuk kanë arritur që të gjejnë kandidatin e duhur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 15 marsit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tash e sa vjet e ka bastion të saj komunën e Podujevës mirëpo, pas dorëheqjes së Agim Veliut nga posti i të parit të kësaj komune, partia e tij ende nuk ka ndonjë kandidat për zgjedhjet e 15 marsit.

Agim Behluli, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë për lajmi net, se në fund të javës do të mësohet emri i kandidatit.

“Ende nuk kemi kandidat, por nuk jemi larg. Sipas të gjitha gjasave deri në fund ..

“Ende nuk kemi kandidat, por nuk jemi larg. Sipas të gjitha gjasave deri në fund të javës do të dalim me një kandidat”, ka thënë Behluli.

As Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk ka propozuar asnjë kandidat deri më tani.

Fatmir Rudari, asamblist i PDK-së në Podujevë, ka thënë për lajmi.net, se deri të premten kjo parti do të dalë me emrin e kandidatit për të parin e Podujevës.

“Akoma nuk kemi ndonjë emër definitiv. Jemi në proces dhe çdo ditë jemi në takime që të dalim me një kandidat më të mirë të mundshëm, por akoma emër nuk kemi. Besoj që deri të premten ne do të dalim me një kandidat”, deklaroi Rudari.

Në anën tjetër, lajmi.net, merr vesh se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shumë gjasë që të tërhiqet nga kjo garë.

Burime të lajmi.net, brenda AAK-së, kanë bërë me dije se sot kryesia e këtij subjekti politik do të vendos përfundimisht se a do të dalë me një kandidat apo do të mbështes ndonjë kandidat të subjektit tjetër.

Ky vendim, sipas po të njëjtit burim, ka ardhur për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor që AAK-ja ka në Podujevë.

“Sot në ora 13:00 ose 14:00, do të mbahet mbledhja e kryesisë edhe aty vendoset se çka do të bëjmë. Mirëpo, më parë AAK-ja nuk do të dalë me asnjë kandidat, por nëse në këtë mbledhje Ramush Haradinaj vendos që të ketë kandidat atëherë do të jetë një kandidat, por më parë do e mbështesim një kandidat tjetër. Gjithçka varet se çfarë vendoset sot në mbledhje”, ka thënë ky burim i besueshëm i lajmi.net brenda AAK-së, duke shtuar se kjo mund të ndodhë për shkak që në Podujevë AAK-ja nuk ka rezultate aq të mirë.

Në anën tjetër, as Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë propozim përfundimtar sa i përket kandidatit për të parin e Podujevës.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Bajram Ajeti, ka thënë se fillimisht janë zgjedhjet e brendshme për kandidat për kryetar të Podujevës dhe më pas do të dihet edhe kandidati.

Sipas Ajetit, Lëvizja Vetëvendosje mund të dalë me emër përfundimtar të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes.

“Akoma nuk kemi emër përfundimtar për kandidat. Të dielën në mbrëmje ose të hënën do të dalim me emrin e kandidatit, sepse një herë i kemi zgjedhjet e brendshme për kandidatin, ose të hënën në mëngjes”, ka deklaruar Ajeti për lajmi net.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike dhe kandidatët kanë të drejtë për aplikim deri më 17 shkurt.

Ky vendim ishte marrë në mbledhjen që KQZ-ja kishte mbajtur më 8 shkurt ku edhe ishte vendosur që të shkurtohen afatet kohore për organizimin e zgjedhjeve të Podujevës, por edhe ishte marrë vendim që fushata zgjedhore në Podujevë të zgjasë vetëm 10 ditë nga data 3 mars më 13 mars 2020.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top