Kurti pas vizitës në Gjermani: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së tij në Gjermani ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kurti tha se për këtë çështje kanë kërkuar mbështetje të mëtejmë nga aleatët gjermanë. “Në Gjermani, nga Hannoveri në Berlin, […]

Kurti pas vizitës në Gjermani: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
kurti-pas-vizites-ne-gjermani:-kur-vendet-autoritare-po-kercenojne-me-largim,-kosova-me-merite-kerkon-anetaresimin-ne-kie

kurti-pas-vizites-ne-gjermani:-kur-vendet-autoritare-po-kercenojne-me-largim,-kosova-me-merite-kerkon-anetaresimin-ne-kie

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së tij në Gjermani ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti tha se për këtë çështje kanë kërkuar mbështetje të mëtejmë nga aleatët gjermanë.

“Në Gjermani, nga Hannoveri në Berlin, dy ditë të tjera të mbushura me takime e ngjarje të vlefshme mes miqsh e partnerësh. Kryefjala e vizitës sonë ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilën bëmë thirrje për mbështetje të mëtejme nga aleatët tanë gjermanë”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.

Ai ka shtuar se regjimet autoritare e jo-demokratike janë përjashtuar ose po kërcënojnë me largim nga Këshilli i Evropës, ndërsa Kosova po kërkon me meritë anëtarësimin në këtë organizatë që mbron e promovon pikërisht të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

“Fuqizimi i marrëdhënieve me partnerët e aleatët tanë gjermanë është përherë i domosdoshëm e mban gjithmonë një vend të veçantë në politikën tonë të jashtme”, ka shkruar ai./Front Online/