KOSOVA

Ja sa zyrtarë policorë u prangosën vetëm gjatë vitit 2019

Shumë zyrtarë policorë janë prangosur gjatë vitit 2019.

Organizatat jo qeveritare kërkojnë që të përmirësohen kushtet e punës për policët në mënyrë që mos të joshen nga korrupsioni.

Ishin të angazhuar në policinë e Kosovës për t’i zbardhur vepra penale ekonomike.

Por, hetuesit policor Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtar, madje ka dyshime mirë të bazuara se kanë marr edhe ryshfet.

Për këtë hetuesit e inspektoratit policor të enjten i prangosën që të dy hetuesit.

Bile, bazuar në të dhënat e Inspektoratit Policor, Lavdim Osmani u kap në flagrancë duke marrë ryshfet nga një qytetar.

Ndërsa, Lutfi Menxhiqit i janë gjetur 9 mijë euro para “cash” dhe dy kallashnikovë në shtëpi.

Por këta nuk janë zyrtarët e vetëm policor që janë prangosur për vepra të ndryshme.

Vetëm gjatë vitit 2019, 41 zyrtar policor janë prangosur për vepra të ndryshme.

Pos këtyre prangosjeve me rekomandim të Inspektorati Policor, janë suspenduar edhe 70 efektiv të policisë…

Shumë zyrtarë policorë janë prangosur gjatë vitit 2019.

Organizatat jo qeveritare kërkojnë që të përmirësohen kushtet e punës për policët në mënyrë që mos të joshen nga korrupsioni.

Ishin të angazhuar në policinë e Kosovës për t’i zbardhur vepra penale ekonomike.

Por, hetuesit policor Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtar, madje ka dyshime mirë të bazuara se kanë marr edhe ryshfet.

Për këtë hetuesit e inspektoratit policor të enjten i prangosën që të dy hetuesit.

Bile, bazuar në të dhënat e Inspektoratit Policor, Lavdim Osmani u kap në flagrancë duke marrë ryshfet nga një qytetar.

Ndërsa, Lutfi Menxhiqit i janë gjetur 9 mijë euro para “cash” dhe dy kallashnikovë në shtëpi.

Por këta nuk janë zyrtarët e vetëm policor që janë prangosur për vepra të ndryshme.

Vetëm gjatë vitit 2019, 41 zyrtar policor janë prangosur për vepra të ndryshme.

Pos këtyre prangosjeve me rekomandim të Inspektorati Policor, janë suspenduar edhe 70 efektiv të policisë.

Ndërsa janë transferuar edhe 8 të tjerë.

E për t’i kapur të gjithë zyrtarët policor që e keqpërdorin pozitën zyrtare, Haxhimustafa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Në anën tjetër hulumtuesi Shpend Balaj, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se për tu zvogëluar rastet e tilla kur zyrtarët policor përfshihen në vepra korruptive, duhet që organeve të rendit të u përmirësohen kushtet e punës.

Megjithatë sipas hulumtimeve të QKSS, Policia e Kosovës vazhdon të jetë njëri nga institucionet më të besueshme të Kosovës.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top