KOSOVA

Presidenti Thaçi përmes Twitter e falënderon Trumpin dhe Grenellin

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Munih marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Twitter se nënshkrimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është moment historik.

Thaçi ka falënderuar Presidentin Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për përkrahjen e tij në realizimin e marrëveshjeve.

“Një tjetër moment historik. Së pari me marrëveshjen për trafikun ajror dhe sot nënshkruam marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit, Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe mes dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top