KQZ pranon nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut

Nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potoku, tanimë i janë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka thënë që KQZ do t’i verifikoj listën e nëshkruesve në këtë komunë. “Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me […]

KQZ pranon nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut
kqz-pranon-nenshkrimet-e-peticionit-per-shkarkimin-e-kryetarit-te-zubin-potokut

kqz-pranon-nenshkrimet-e-peticionit-per-shkarkimin-e-kryetarit-te-zubin-potokut

Nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potoku, tanimë i janë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë që KQZ do t’i verifikoj listën e nëshkruesve në këtë komunë.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë ai.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës./FrontOnline