Këshilli i Ministrave të BE: Deri në fund të janarit të ndryshohet Kapitulli 35 për Serbinë

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian mbrëmë ka miratuar konkluzionet për zgjerimin, në të cilat Komisioni Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së i propozojnë Këshillit ndryshime në kriteret për kapitullin 35 në negociatat e Serbisë para fundit të janarit të vitit të ardhshëm, për të reflektuar detyrimet e Serbisë, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja […]

Këshilli i Ministrave të BE: Deri në fund të janarit të ndryshohet Kapitulli 35 për Serbinë
keshilli-i-ministrave-te-be:-deri-ne-fund-te-janarit-te-ndryshohet-kapitulli-35-per-serbine

keshilli-i-ministrave-te-be:-deri-ne-fund-te-janarit-te-ndryshohet-kapitulli-35-per-serbine

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian mbrëmë ka miratuar konkluzionet për zgjerimin, në të cilat Komisioni Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së i propozojnë Këshillit ndryshime në kriteret për kapitullin 35 në negociatat e Serbisë para fundit të janarit të vitit të ardhshëm, për të reflektuar detyrimet e Serbisë, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe aneksi për zbatimin e saj.

Në pjesën e konkluzioneve për Serbinë, thuhet se përparimi i Serbisë në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave për anëtarësim.

Këshilli nënvizon nevojën që Serbia të shtojë përpjekjet e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe shpreh shqetësimin për shkak të përparimit të kufizuar në përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm për lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e mediave.

Gjithashtu thuhet se Këshilli rithekson pritshmëritë e tij të forta nga Serbia për të rritur përpjekjet e saj drejt harmonizimit me qëndrimet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe masat kufizuese, duke përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, si çështje prioritare, si dhe të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat kundër qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme.

Këshilli rithekson se nuk ka asnjë justifikim për dhunën dhe dënon fuqishëm aktet e dhunshme të demonstruesve serbë të Kosovës kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe mediave më 29 maj të këtij viti dhe sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës. Këshilli pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për arrestimin dhe vënien e shpejtë para drejtësisë autorët e sulmeve. Këshilli shpreh keqardhjen që Serbia nuk ka marrë masa të mjaftueshme në këtë drejtim dhe shpreh shqetësimin për zhvendosjen e përsëritur të ushtrisë në afërsi të Kosovës.

Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe të ndalojnë retorikën e ndarjes, thotë Këshilli dhe mirëpret që Serbia ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur, duke përfshirë inkurajimin publik të serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Shtohet se Serbia duhet të inkurajojë serbët e Kosovës që të kthehen në institucione.

Këshilli rikujton gjithashtu se në përputhje me konkluzionet e Këshillit Evropian nga tetori, dështimi i palëve për të de-përshkallëzuar tensionin do të ketë pasoja.

Për këtë arsye ai pret që edhe Serbia edhe Kosova të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët.

Këshilli pret që Serbia të angazhohet në mirëbesim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, me frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe trashëgimisë së BE-së.

Kjo marrëveshje, shtohet, duhet të merret me të gjitha çështjet kyçe të hapura dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në stabilitetin rajonal, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i detyrimeve të tyre nga dialogu mbeten kushte thelbësore në rrugën evropiane të të dyja palëve, dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme nëse nuk ka përparim.

“Këshilli mirëpret Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e saj për zbatim të miratuar në shkurt dhe mars dhe shpreh keqardhje për moszbatimin e marrëveshjes nga të dyja palët… Ai i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që plotësisht të respektojnë dhe të zbatojnë obligimet e tyre, pa vonesa dhe parakushte të mëtejshme. Këshilli mirëpret gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për të pranuar draft-statutin e Asociacionin e paraqitur palëve nga ndërmjetësi, me mirëkuptimin se mbi këtë bazë duhet të punohet më tej”, thuhet në konkluzionet, ku thuhet gjithashtu se:

Këshilli i kërkon nga Komisioni dhe Përfaqësuesi i Lartë që urgjentisht t’i propozojnë Këshillit, para fundit të janarit 2024, ndryshime dhe shtesa në kriteret për Kapitullin 35, në mënyrë që në negociatat për anëtarësimin e Serbisë të pasqyrohen detyrimet që dalin nga Marrëveshja dhe Aneksi i saj për zbatim.