Kreu i Vitisë: Qeveria ka favorizuar komunat e VV-së në aspektin politik, e papranueshme

Komunës së Vitisë, Qeveria i ka ndarë 200 mijë euro apo, 4 euro e 21 cent për kokë banori. Kjo ndarje buxhetore, për Sokol Halitin, kreun e Vitisë, është e papranueshme. Haliti tha për Front Online se komunat po dëmtohen me këso vendime. Ai e ka kritikuar edhe ministrin Hekuran Murati për tatimin në pronë. […]

Kreu i Vitisë: Qeveria ka favorizuar komunat e VV-së në aspektin politik, e papranueshme
kreu-i-vitise:-qeveria-ka-favorizuar-komunat-e-vv-se-ne-aspektin-politik,-e-papranueshme

kreu-i-vitise:-qeveria-ka-favorizuar-komunat-e-vv-se-ne-aspektin-politik,-e-papranueshme


Komunës së Vitisë, Qeveria i ka ndarë 200 mijë euro apo, 4 euro e 21 cent për kokë banori.

Kjo ndarje buxhetore, për Sokol Halitin, kreun e Vitisë, është e papranueshme.

Haliti tha për Front Online se komunat po dëmtohen me këso vendime.

Ai e ka kritikuar edhe ministrin Hekuran Murati për tatimin në pronë.

“Nuk ka qenë e pranueshme për mu si kryetar. Anashkalimi i Vitisë te investimet kapitale dhe tek investimet e rregullta i kemi gjysmë milioni zbritje tek projeksioni buxhetor. Kur ke parasysh që edhe tek tatimi në pronë këtë vendim ministri i Financave e ka imponu me i falë borxhet që e dëmtojnë strukturën buxhetore, komuna dëmtohet shumë”, theksoi Haliti.

Haliti tha se Qeveria ka favorizuar komunat në aspektin politik.

Tek donatorët ndërkombëtar i kanë shpresat komuna e Vitisë, thotë Haliti.

“Ne zgjidhje tjetër s’kemi përveç se me i lutë donatorët ndërkombëtarë për me i mbulu këto deficite buxhetore që kanë krijuar probleme sepse janë favorizuar komunat në aspektin politik”, thotë ai.