Plagosja në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Disa persona kanë mbetur të plagosur në një lokal në rrugën “Rexhep Luci”. Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo […]

Plagosja në qendër të Prishtinës, policia jep detaje
plagosja-ne-qender-te-prishtines,-policia-jep-detaje

plagosja-ne-qender-te-prishtines,-policia-jep-detaje

Disa persona kanë mbetur të plagosur në një lokal në rrugën “Rexhep Luci”.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”.

“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore “, tha ai.

Tutje, Borovci tha se aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast.

“Përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha ai./Front Online