Kryeministri Kurti jep detaje nga vizita e tij në Bullgari

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Sofje të Bullgarisë. “Qëndrimin atje e filluam me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit. Në fjalën përshëndetëse vura theksin te rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal drejt integrimit më të madh ekonomik dhe prosperitetit për rajonin tonë”, njofton Kurti. […]

Kryeministri Kurti jep detaje nga vizita e tij në Bullgari
kryeministri-kurti-jep-detaje-nga-vizita-e-tij-ne-bullgari

kryeministri-kurti-jep-detaje-nga-vizita-e-tij-ne-bullgari

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Sofje të Bullgarisë.

“Qëndrimin atje e filluam me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit. Në fjalën përshëndetëse vura theksin te rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal drejt integrimit më të madh ekonomik dhe prosperitetit për rajonin tonë”, njofton Kurti.

“Për marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve tona, sfidat dhe mundësitë, raportet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal biseduam me Kryeministrin në detyrë të Bullgarisë, Dimitar Glavchev me të cilin u takuam për herë të parë, dhe me Presidentin e vendit, Rumen Radev, katër muaj pas bisedës në Prishtinë”, njofton ai.

Pas Sofjes, Kurti do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Postimi i tij i plotë: