Kryesindikalisti i shërbyesve civil: Kushtetuesja e rrëzoi ligjin diskriminues e degradues të institucioneve

Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë, mirëpo ka rrëzuar disa nene të cilat kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Kjo është mirëpritur nga Sindikata e Shërbyesve Civilë. Në një prononcim për Front Online, kryesindikalisti Mursel Zymberi thotë se është vendim i drejtë ngase sipas tij, këto të drejta janë […]

Kryesindikalisti i shërbyesve civil: Kushtetuesja e rrëzoi ligjin diskriminues e degradues të institucioneve
kryesindikalisti-i-sherbyesve-civil:-kushtetuesja-e-rrezoi-ligjin-diskriminues-e-degradues-te-institucioneve

kryesindikalisti-i-sherbyesve-civil:-kushtetuesja-e-rrezoi-ligjin-diskriminues-e-degradues-te-institucioneve

Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë, mirëpo ka rrëzuar disa nene të cilat kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

Kjo është mirëpritur nga Sindikata e Shërbyesve Civilë.

Në një prononcim për Front Online, kryesindikalisti Mursel Zymberi thotë se është vendim i drejtë ngase sipas tij, këto të drejta janë të faktuara dhe argumentuara.

“Po realisht Kushtetuesja zakonisht jep vendime të drejta dhe në këtë rast ky vendim është mëse  i duhur dhe i drejtë, për faktin se të drejtat janë ta faktuara, janë argumentuar në shumë variante”, thotë ai.

Ligji për Zyrtarët Publikë që u miratua në dhjetor të vitit të kaluar, Zymberi thotë se ishe degradim i institucioneve.

“Me të vërtetë ka qenë një ligj diskriminues, dhe ligj që aspak nuk ka shkuar në favor të administratës publike të vendit, në të kundërtën ka shkuar në degradim të institucioneve. Në këtë rast unë jam mëse i lumtur që Gjykata Kushtetuese e mori këtë vendim meritor”, u shpreh ai për Front Online.

Gjykata ka bërë të ditur se është urdhëruar Kuvendi i Republikës së Kosovës që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të ndërmarr veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.

Për vlerësimin e kushtetutshmërisë së katër neneve të këtij ligji kanë parashtruar kërkesë deputeti i PDK-së, Isak Shabani dhe 10 deputetë të tjerë si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi si dhe nëntë deputetë të tjerë.

“Gjykata (i) njëzëri ka vendosur që të deklarojë kërkesat e pranueshme; dhe (ii) me shtatë (7) vota për dhe një (1) kundër, të konstatojë që procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit të kontestuar nuk është në kundërshtim me nenet 77 [Komisionet] dhe 78 [Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.