Kryetari i Zubin Potokut: Jam kundër iniciativës të serbëve për shkarkimin e kryetarëve

Në media është raportuar të martën se serbët në komunat veriore kanë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesë për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktual. Këtë e kanë konfirmuar për Front Online nga KQZ-ja. Zëdhënësi Valmir Elezi thotë se kanë pranuar disa e-maila me formularin për inicim të largimit të kryetarëve aktual. […]

Kryetari i Zubin Potokut: Jam kundër iniciativës të serbëve për shkarkimin e kryetarëve
kryetari-i-zubin-potokut:-jam-kunder-iniciatives-te-serbeve-per-shkarkimin-e-kryetareve

kryetari-i-zubin-potokut:-jam-kunder-iniciatives-te-serbeve-per-shkarkimin-e-kryetareve


Në media është raportuar të martën se serbët në komunat veriore kanë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesë për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktual.

Këtë e kanë konfirmuar për Front Online nga KQZ-ja.

Zëdhënësi Valmir Elezi thotë se kanë pranuar disa e-maila me formularin për inicim të largimit të kryetarëve aktual.

Nga ky institucion kanë thënë se po përgatisin përgjigjen për ta.

Ai tha se kjo përgjigje do t’u dërgohet sa më shpejtë qytetarëve dhe do të bëhet publike.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to. Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht:, tha ai për Front Online.

Lajmin se disa qytetarë serb kanë dorëzuar kërkesë tek kryesuesit e kuvendeve komunale për shkarkimin e qytetarëve e ka mohuar kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai tha se nuk e ka këtë informacion.

Zeqiri për Front Online thotë se nga kabineti i ti i kanë treguar se ka iniciativa nga tre qytetarë për shkarkimin e tyre.

“Nga kabineti im më treguar se kanë ardh tre persona dhe kanë kërkuar të iniciojnë peticionin. Kjo çështje nuk shkon përmes Administratës e kabinetit tim por tek kryesuesi i kuvendit, deri tani nuk kam informacion që kanë kontaktuar me kryesuesin”, deklaroi Zeqiri.

Ai thotë se anipse është kundër kësaj iniciative, nëse është konform ligjeve të Kosovës nuk është kundër.

“Nuk e përkrahi këtë iniciativë edhe si udhëzim administrativ mu është dukur që lenë shumë për të dëshiruar por ne i bindemi çdo rregullore që vjen nga ligjet e Kosovës jemi të hapur për të shqyrtuar”, tha Zeqiri për Front Online.