Kurti dhe Abbott bisedojnë për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë […]

Kurti dhe Abbott bisedojnë për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm.