Kurti e Rama shtrënguan duart në Slloveni/ Nait Hasani: Ndodhi sepse nuk kishin konflikte individuale

Nga anulimi i mbledhjes së dy qeverive që pritej të mbahej në Gjakovë në mes Kosovës dhe Shqipërisë më 14 qershor, raportet e kryeministrave të të dyja shteteve kishin ndryshuar. Kjo gjë u thellua edhe më shumë, kur në fillim të muajit korrik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qëndroi në Kosovë. Ai nuk u prit […]

Kurti e Rama shtrënguan duart në Slloveni/ Nait Hasani: Ndodhi sepse nuk kishin konflikte individuale
kurti-e-rama-shtrenguan-duart-ne-slloveni/-nait-hasani:-ndodhi-sepse-nuk-kishin-konflikte-individuale

kurti-e-rama-shtrenguan-duart-ne-slloveni/-nait-hasani:-ndodhi-sepse-nuk-kishin-konflikte-individuale

Nga anulimi i mbledhjes së dy qeverive që pritej të mbahej në Gjakovë në mes Kosovës dhe Shqipërisë më 14 qershor, raportet e kryeministrave të të dyja shteteve kishin ndryshuar.

Kjo gjë u thellua edhe më shumë, kur në fillim të muajit korrik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qëndroi në Kosovë.

Ai nuk u prit nga homologu i tij Albin Kurti.

Nga ajo periudhë kryeministri Albin Kurti dhe Edi Rama kanë komunikuar me njëri-tjetrin vetëm përmes deklarimeve publike.

U deshën më shumë se dy muaj, që mes tyre të ketë një shtrëngim duarsh.

Kurtin e Ramën e bëri bashkë konferenca në shtetin e Sllovenisë.

Ata aty u panë duke i shtrënguar duart dhe të buzëqeshur shkruan Front Online.

Lidhur me këtë për Front Online ka folur ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Hasani, ka thënë se ftohjet që ndodhin si kjo mes Kurtit dhe Ramës janë nga unet politike për influencë.

“Ata janë kryeministra të qeverive tona, të dy shteteve dhe mbrojnë interesa të qytetarëve të vet. Ftohjet janë nga unet politike për influencë. Edi Rama tashmë ka influencën në politikën rajonale e ndërkombëtare në politikbërje”, është shprehur Hasani për Front Online.

Kurse, kur është pyetur se përse ndodhi pajtimi mes tyre, Hasani ka dhënë këtë përgjigje.

“Pajtimi ka ndodhë për shkak se ata nuk kanë konflikte individuale asnjëherë, por mospajtime për zgjidhje të çështjeve që janë me rëndësi për Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ndërsa se sa mund të ndikojë kjo në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, kur dihet që edhe kryeministri Rama është përfshirë në këtë çështje, Hasani ka deklaruar se kjo është e padiskutueshme.

“Natyrisht kur dy qeveritë kanë pajtime në çështje politike edhe ndikimi politik është më i madh”, ka thënë ndër të tjera Hasani.

Kryeministri Kurti dhe Rama ishin të ftuar në darkën e mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit.

E pranishme në këtë darkë mes liderëve të tjerë ishte edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e kryeministri i Maqedonisë së Veriut./Front Online