Kurti: Greqia mund ta njohë së shpejti Kosovën

Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin. Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë. Por, kryeministri i Kosovës Allbin Kurti është optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë shtetet që nuk e […]

Kurti: Greqia mund ta njohë së shpejti Kosovën
kurti:-greqia-mund-ta-njohe-se-shpejti-kosoven

kurti:-greqia-mund-ta-njohe-se-shpejti-kosoven

Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin.

Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.

Por, kryeministri i Kosovës Allbin Kurti është optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Kurti ka thënë se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mos njohësit, në veçanti me Greqinë, e cila siç tha ai “mund të jetë afër njohjes së Kosovës”.

Këtë deklaratë Kurti e bëri sot në një intervistë për televizionin polak “TVP World”.

Ai po ashtu tha se Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën. /Telegrafi/

https://tvpworld.com/72566568/eu-is-the-most-important-political-project-for-peace-since-wwii-kosovos-pm?fbclid=IwAR0rySpdE_rAzRUUGaPRHyVWhp-ESGvvn8H2coXA8LqAiS6FtHgE4YBzw-w